Fjalë Kyçe

Kurti, Borrelit në telefon: Serbët me dyshtetësi mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse

Kurti, Borrelit në telefon: Serbët me dyshtetësi mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse

Shefi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka telefonuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Temë ka qenë mbajtja e referendumit të Serbisë, e ku Kurti ia ka përsëritur atij qëndrimin e Prishtinës.

“Në telefon me Borrell, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë”, është shprehur Kurti transmeton klankosova.

“Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratike”.