Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka befasuar sërish me dukjen e tij në paraqitjet publike. Por, kësaj radhe nuk është kravata ajo që mori vëmendje.
Paraqitja e tij më shumë i ngjau filmave Western ku protagonisti kryesor është Clint Eastwood apo John Wayne.
I pari i Shëndetësisë cili u komentua për kravatat e tij flutur, sonte u paraqit në emision me çizme të stilit “kauboj”.
Nuk është hera e parë që ministri i Shëndetësisë, ky apo ai para tij, janë komentuar për dukjen e tyre.
Paraardhësi i Latifit, Arben Vitia, ishte komentuar shumë për “mindilin” e tij që e bartte në setër.
Ndërsa ky tash, publikut i bëri përshtypje me kravatën flutur shkruan express.