Mbrëmë një person ka tentuar t’i ikë Policisë së Kosovës në një pikë kontrolli në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.
Sipas burimeve të lajmi.net, drejtuesi i automjetit “Audi A3” ngjyrë e kaltër, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ka tentuar të godasë me veturë zyrtarët policor.
Si pasojë e kësaj, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armën e zjarrit ndaj automjetit të dyshuar, i cili ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Mbrëmë nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa policia ka bllokuar rrugën “Agim Ramadani” për disa orë pas ngjarjes.