Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, e cila këtë sezon prezanton formatin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan është infektuar me Omicron.
Këtë lajm e ka dhënë vetë Vejsiu nëpërmjet një interviste virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ka treguar se për momentin po qëndron në izolim.
Gjithashtu, moderatorja ka treguar simptomat që ka pasur, duke e krahasur kështu Omicron-in me një grip të lehtë, shkruan TvKlan.
“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, ka shkruar Alketa.
E pyetur nga ndjekësit se kush do ta prezantojë “Love Story” të hënën, Vejsiu për momentin nuk ka një përgjigje të saktë.
“Se di. Nëse do të jem sëmurë do të shoh Nils Holgersonin këtë të hënë. Do ma falni një javë. Do të dal me “Skype” dhe unë si Roberti dhe Bleona”, është shprehur Alketa Vejsiu.
Kujtojmë se më herët u infektuan edhe opinionistët e emisionit “Love Story”, Bleona Qerreti dhe Robert Aliaj.