Ish-kandidati për asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Musa Lekaj, ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë, që të intervistohet këtë muaj.
Lekaj e ka quajtur të çuditshme ftesën, duke thënë se në kohën kur ka filluar lufta në Kosovë, ai ishte vetëm 6 muajsh.
“Çuditërisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
https://www.facebook.com/100009514609757/posts/3100135150313608/
Gjykata Speciale po gjykon krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë. Disa prej ish-komandantëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin e Kadri Veselin të UÇK-së tashmë janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, nën dyshime për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës.