Fjalë Kyçe

Abdixhiku-Kurtit: Kushtetutën e ke, merr përgjegjësi mbi supe

Abdixhiku-Kurtit: Kushtetutën e ke, merr përgjegjësi mbi supe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai dhe LDK po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot vetëm për hir të faktit se ai dhe partia e tij qendrojnë kundër një referendumi serb në Kosovë.

Abdixhiku ka fajësuar kryeministrin Kurti, duke i thënë se për një referendum të tillë ka qenë i informuar tash e sa kohë, teksa i ka bërë thirrje të veprojë ashtu siç Kushtetuta ia përcakton.

“A ka diçka shtesë që Kuvendi duhet të të ofrojë ty si Kryeministër, që s’mund ta respektosh rendin kushtetues në Republikë. Kosovës nuk i duhet një skenë politike e tillë… Nëse Kushtetuta të jep çdo të drejtë dhe nëse kjo seancë nuk është shfaqje drame a popullizëm, na tregoni se çka është” ka thënë Abdixhiku përcjell insekdonline.

Sipas tij, Kryeministri nuk po guxon të marrë vendime, por që duhet të veprojë dhe të marrë përgjegjësi mbi supe.

“Kushtetutën e ke, ushtroje rolin kushtetues prej Kryeministri. Merr përgjegjësi mbi supe” ka përfunduar Abdixhiku.