Beatrix Ramosaj kohët e fundit është aktivizuar më shumë në shtëpi.
Këngëtarja kosovare shpesh bëhet pjesë e diskutimeve me banorët tjerë.
Sot bashkë me vajzat në shtëpi ajo ka shpërthyer me lavdata ndaj vetes ku i drejtohet nënës së saj për gjenet që i ka marrë nga ajo.
Beatrix shprehet shumë e kënaqur me këmbët e saj dhe thotë se nuk ka parë këmbë më të bukura, ndërkohë për gjoks e pranon se e ka bërë vet.
“Oj mam shumë faleminderit për qito këmb t’mira që mi ke dhënë se gjoksin e bëra vet”, dëgjohet duke bëritur me të madhe Trixa shkruan lajmi.net
Por ajo nuk i ndal me kaq lavdatat derisa në një moment ngritet në këmbë dhe bërtet “O shalë e bukur o yll”, kështu duke u përkrahë edhe nga vajzat tjera sa i përket këtij aspekti.
Ndryshe, Donaldi dhe Trixa pas një krize në marrëdhënien e tyre momentalisht po shijojnë në paqe romancën e dashurisë.