Fjalë Kyçe

‘Ti po vuan, e shoh në sytë e tu’, Fjori shpërthen në lot nga letra e nënës

‘Ti po vuan, e shoh në sytë e tu’, Fjori shpërthen në lot nga letra e nënës

Puntata e djeshme e “Përputhen Prime” ishte shumë emocionuese për Fjorin, e cila më herët ka deklaruar se familja nuk ka qenë dakord për hyrjen e saj në program. Ajo u surprizua nga e ëma, e cila i kishte shkruar një letër shumë të ndjerë.

“Ti po vuan, e shoh në sytë e tu të kaltër. Ti gjithsesi je një vajzë e fortë që arrin ti mbijetosh kësaj bote ndryshe sic je mësuar të jetosh. Kam vetëm një kërkesë, na kushto më shumë kohë. Të dua shumë e vogla ime, e madhe sa një botë”, shprehej e ëma.

Fjori shpërtheu në lot që në fjalët e para dhe e konsideroi nënën e saj si mikeshën më të ngushtë.