Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,ka thënë se votimi i djeshëm në Kuvend nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se vetëm ushtrim i detyrës së deputetit për të mbrojtur rendin kushtetues.
“Kushdo që mendon të analizojë këtë çështje në aspektin triumfalist, e ka gabim. E, kushdo që e kthen votimin e djeshëm në lojë për të fituar disa poena politikë, e ka prap shumë gabim.
Kushtetuetshmëria dhe ligji janë detyrim dhe betim i yni.”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.