Xheisara është një nga banoret më të në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi, këngëtarja i ka prekur të gjithë me historinë që ka ndarë me banorët.
Ajo ka shpërthyer në lot, teksa ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj. Kjo pasi kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia transmeton abcnews.
“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”, tregoi ajo mes shumë emocionesh.