Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, vazhdon të jetë shumë aktiv me postime në rrjete sociale.
Ai shpesh publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme varësisht prej rrethanave e gjërave të përditshme.
Së fundmi, artisti nga Ferizaj ndau një fotografi të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, i cili siç duket nuk i ka pëlqyer fansave të tij.
“Po e shoh që nja 1000 ndjekës mu paskan heq vetëm pse e kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nuk ka lidhje. Unë vazhdoj të krenohem dhe do të mbes kështu gjithë jetën”.
“Jam gjithmonë me ata dy edhe të gjithë çlirimtarët e atdheut tim. Po marre duhet të ju vij aq di të ju them. Hajde natën e mirë. Me UÇK deri të më ngreh toka”, u shpreh ai./telegrafi.