Fjalë Kyçe

E rëndë: 16-vjeçari shqiptar tenton t’i japë fund jetës

E rëndë: 16-vjeçari shqiptar tenton t’i japë fund jetës

Një i mitur ka tentuar të vrasë veten në Prrenjas, por është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës Shkumbin, ndërkohë që nuk dihet cilat kanë qenë shkaqet që e çuan 16-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes./tch