Blerim Vela, i cili është shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përfundimit të referendumit serb.
Ai përmes një cicërime në Twitter, tha se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.
“Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela.