Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë.
Ndonëse historia e tyre nisi në një mënyrë interesante ata sot janë prindër të një vajze.
Çifti i njohur shqiptar merr përherë vëmendje me postimet e tyre në rrjetet sociale ku Ledri numëron 1 milionë ndjekës e Sarah mijëra sosh.
Ata jo rrallë herë shkrepin foto familjare të cilat më pas i ndajnë me fanat e tyre në instagram, madje shpesh edhe foto nga arkiva, shkruan lajmi.net
Mbase nuk iu ka rënë në sy kjo foto në profilin e Sarës, po ky zotëri në prehrin e të cilit qëndron ulur blogerja është babai i saj e njëherish vjehrri i Ledri Vulës.
Theksojmë se Sara ka një raport të shkëlqyer me familjen e partnerit që shpesh e kanë dëshmuar edhe dedikimet nga Xheraldina dhe anasjelltas.