Fjalë Kyçe

“Mos më puth se kam vendosur make up,”! banorët imitojnë Einxhelin, si sillet me Dagz

“Mos më puth se kam vendosur make up,”! banorët imitojnë Einxhelin, si sillet me Dagz

Disa nga banorët e “Big Brother VIP” kanë komentuar marrëdhënien e Einxhel Shkirës me Dj Dagz brenda shtëpisë.

Monika ka imituar momentet kur, sipas saj, moderatorja nuk do që Dagz ta puthë se ka vendosur produktet e kujdesit të lëkurës.

Aktorja u tregoi banorëve një rrëfim që Einxhel i kishte bërë një natë më parë: “Donte të vinte të më puthte, tha, unë isha me krem. Të nesërmen, tha, sa filloi të më puthte, unë kisha lyer fytyrën me ton. I thash fillove prapë me këto”.

Arjoli përmendi fjalë të tjerë të Einxhel: “Mos më puthni kur i kam flokët e rregulluara dhe kur jam me make up”.

Më tej, Arjola imiton dhe mënyrën si i flet Einxhel Dagzit, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjera.

Ndërsa Iliri, ngrihet në këmbë për të imituar Dagz. Sipas tij, Dagz është shumë i përfshirë, ndërsa moderatorja nga ana tjetër tregohet shumë e ftohtë.

Beniada thotë se “ndoshta Einxhel nuk do të përfshihet shumë”, ndërkohë që Monika shprehet se “po re në dashuri, nuk i mendon të tjerat”./tch