Fjalë Kyçe

“Tapë” në alkool, plas sherri mes të rinjve në Durrës, një i plagosur me thikë

“Tapë” në alkool, plas sherri mes të rinjve në Durrës, një i plagosur me thikë

Një sherr banal ka përfunduar me një të plagosur në Durrës.

Raportohet se dy të rinj në gjendje të dehur janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin.

Një prej të përfshirëve në këtë sherr ka marrë një plagë me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht sipas policisë të dy personat janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan abcnews.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.