Banorët që jetojnë te salla “Minatori” në Mitrovicë janë në hallë prej minjve. Kjo pasi këta kanë krijuar një fole te shportat e mbeturinave që gjenden aty.
Të shqetësuar për këtë janë banorët.
“Këta janë mazi se pacovat, këta edhe njerëzit mujnë me i hëngër, këta s’mundesh as mi helmu”, thotë një banor.
Komoditetit që po ua ofrojnë mbeturinat dhe tereni i përshtatshëm dyshohet të jenë arsyet e shfaqjes së numrit të madh të minjve.
Lidhur me këtë çështje janë njoftuar edhe institucionet komunale.
“Nuk është dukuri e rregullt që na ka ndodh, nuk kemi pasur rast të tillë ma herët”, thotë Irfan Peci, nga Sektori i Ambientit dhe Mbeturinave.
Ky po thotë që fajtore për grumbullimin e këtyre minjve janë edhe lokalet që gjenden në afërsi, pasi po hedhin mbetje të ushqimit në afërsi të shportave të mbeturinave.