Fjalë Kyçe

Adelina Ismaili po gënjen se nuk ndodhet në Kosovë për të dëshmuar në gjykimin ndaj Sekiraqës

Adelina Ismaili po gënjen se nuk ndodhet në Kosovë për të dëshmuar në gjykimin ndaj Sekiraqës

Adelina Ismaili ka munguar sërish në gjykatë si dëshmitare në vrasjen e Triumf Rizës në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës.

Këngëtarja së bashku me dy motrat e saj, Zanfinën dhe Emën nuk janë paraqitur as ditën e sotme në gjykimin ndaj Sekiraqës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Gjykatësi Agim Kuçi ka njoftuar se dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili mungesën e kanë arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli. Ky i fundit, përmes një parashtrese, ka njoftuar se motrat Ismaili nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet kur do të kthehen.

Por, sa është e vërtetë që Adelina nuk ndodhet në Kosovë?

Dyshimet e para janë hedhur se kjo gjë nuk është plotësisht e vërtetë!

Një klinikë në Prishtinë, e cila merret me trajtimin e fytyrës, vetëm 13 orë më parë ka publikuar një fotografi të Adelina Ismailit duke kryer tretman pranë tyre, duke hedhur poshtë atë që avokati i saj ka thënë.

“Për sigurimin e pranisë së tyre në seancën e radhës, do të lëshohet urdhëresë për sjelljen e tyre nga ana e policisë. Me këtë rast do ta marrim edhe konfirmimin zyrtar nëse gjenden ose jo jashtë vendit”, ka thënë gjykatësi Kuqi. Seanca e radhës pritet të mbahet më 25 janar 2022.