Fjalë Kyçe

Ministrja Rizvanolli: Po mundohemi ta zgjidhim çështjen për pagesën në veri

Ministrja Rizvanolli: Po mundohemi ta zgjidhim çështjen për pagesën në veri

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka thënë se janë duke punuar për të gjetur zgjidhje për mospagesën e rrymës në veri.

Në seancën që po mbahet në Kuvend ajo tha se po mundohen të gjejnë një zgjidhje, pavarësisht se siç tha ajo, iu ka mbetur një marrëveshje jo shumë e mirë nga Qeveria e kaluar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Për pagesën në veri jemi duke u mundur që ta zgjidhim çështjen përkundër një marrëveshje jo shumë të mirë që na keni lënë”, tha ajo.

Rizvanolli po ashtu shtoi se sa i përket propozimit të ZRRE-së për rritjen e faturave të energjisë elektrike, Qeveria nuk i propozon e as miraton ato tarifa.

“Qeveria as nuk propozon as nuk miraton as tarifat e as raportet e as vendimet e bordit të ZRrE-së, i cili është institucion i pavarur. Komentet do t’i adresojmë siç parashihet me ligj dhe ju ftojmë edhe juve për komentet që i keni. Përmes instrumenteve që i kemi, do të ju dalim në ndihmë qytetarëve sidomos atyre që e racionalizojmë rrymën”, tha Rizvanolli.