Qysh në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi” shenja tregon se kufizimi i shpejtësisë është 120km në orë.
Njësia e kontrollit të autostradave doli për të vëzhguar me veturë civile cdo lëvizje të automjeteve, kjo meqë vozitësit nuk po respektojnë kufizimet e shpejtësisë në këtë pjesë.
Nuk vonon shumë, kjo njësi vëren se një veturë po lëvizte mbi 230 km në orë.
Edhe policia e rrit nivelin e shpejtësisë për të arritur deri tek ndalimin i veturës i cili nuk ngadalsonte shpejtësinë.
“Jemi duke e bere percjelljen e tij, vec kemi kaluar 5-6 kilometra gjatë tërë kohës është duke vozituar më shumë se 200 km në orë jemi afruar që të ndalojmë këtë automjetë”
Ani pse policia ndezi rotacionin, i njejti nuk ndalonte së lëvizuri.
E pas një ndjekje disa kilometërshe, vihet nën kontroll ngasësi i cili përvec shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në autostradë, i njejti nuk posedonte leje të qarkullimit.
“Nëse nuk posedon patentë shoferin, vazhdohet procedura për gjykatë”.
Këtë ia konfirmojne edhe baza nga qendra e thirrjeve.