Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetase sllovake.
Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar që të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë së bashku me dy fëmijët e saj është vendosur në strehimore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.