Subjekti politik, Lista Serbe, ka lëshuar një kumtesë pasë raportimeve të bëra së fundmi se një grup ka bërë plane për vrasjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Qëllimi i grupeve kriminale është i qartë, ta likuidojë më të mirin në mesin e serbëve për ta penguar luftimin e pakompromis të krimit të organizuar në vendin tonë, të cilit i prinë Vuçiq”, thuhet në qëndrimin e Listës Serbe, transmeton Klankosova.
“Në emër të popullit serb në Kosovë, thërrasim autoritetet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, t’i pengojnë këto plane dhe ta mbrojnë jetën e Vuçiq”.