Gjatë ditës së martë, në Vushtrri kanë ndodhur tri aksidente trafiku, ku si pasojë janë lënduar tre qytetarë, bën të ditur Policia e Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë.
Rasti i dytë ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij VW Golf, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në emergjencën e Vushtrrisë.
Ndërkaq rasti i tretë ka ndodhur në rrugën “Shemsi Istrefi” në Vushtrri, ku i dyshuari derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka goditur një të mitur i cili ishte me biçikletë.
I mituri ka pësurar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.