Është zbuluar e dashura e futbollistit turk, Merih Demiral, i cili luan me Atalantan në Serinë A të Italisë.
Ylli i futbollit është dashuruar me një modele shqiptare të quajtur, Heidi Lushtaku.
Sipas lajmeve të Snob Magazine, 23-vjeçari, i cili ka bërë emër me performancën e tij të mahnitshme, ka nisur një lidhje dashurie me supermodelen, e cila është tetë vite më e madhe se ai.
Në fakt, Demiral këto kohë e ka mirëpritur partneren e tij në Zvicër.
Ka qenë Heidi ajo e cila ka ndarë një pozë të bërë në shtëpinë e të dashurit në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Ajo më parë ka qenë e fejuar me boksierin nga Deçani, Robin Krasniqi, i cili para pak javësh është fejuar me modelen Marigona Krasniqi. /Telegrafi