Ana Lleshi dhe Arjola Luli dikur pëlqeheshin bashkë.
Por gjatë sezonës së dytë të emisionit “Për’puthen” ata janë përfshirë në një skandal të përbashkët.
Ishte Arjoni ai i cili publikoi imazhe të tij dhe Anës në shtrat duke e akuzuar atë për mashtrim.
Nga ana tjetër Ana tha se kishte shkuar te Arjoni, sepse ai nuk ndihej mirë dhe se për këtë do të përballen në gjykatë.
Sipas Arjonit përballjae parë u mbyll në favor të tij, pasi nuk ishin prova të mjaftueshme nga ana e Anës për të nisur një padi, ndërsa tani Ana mesa duket ka nisur një padi tjetër.
Në faqen e “Për’puthen” Arjoni ka komentuar se pas 1 muaji do të përballet me Anën në gjykatë, e cila kësaj radhe e akuzon për përndjekje.
Së fundmi i ftuar në “n’Kosovë Show” Arjoni tregoi se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve.
Theksojmë se Ana u rikthye në “Për’puthen” me auto-ironi. Ajo hyri si infermiere duke sjellë dhe paracetamol dhe duke vizituar djemtë.
Ajo arriti të krisë marrëdhënien e Mikelës me Erjonin, e pas kësaj u fokusua te Eduard Kuçi, konkurrenti nga Kosova, përcjell lajmi.net
Ku këtë të fundit në komentin e tij Arjoni e krahasoi me lipgloss të femrave, ndërkohë Eduardi ende nuk ka reaguar publikisht, mbase mund të mos e ketë parë ende komentin.
Ndryshe Arjoni dje ka konfirmuar ndarjen me modelen Serena Sulën.