Pas eliminimit nga shtëpia, këngëtarja lansoi një projekt muzikor dedikuar partnerit të saj.
Ndërkohë, sipas gazetarit Gerald Qerimi, këngëtarja do të hyjë sonte në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Arsyeja e hyrjes së saj është për t’i kënduar projektin e sapo lansuar “Faj” i cili është dedikim i lidhjes së tyre.
Megjithatë, hyrja e Beatrix mbetet në pikëpyetje për shkak të aksidentit të Einxhelit dhe nuk dihet nëse do ketë befasi brenda shtëpisë në resepekt të banores e cila pritet të rikuperohet shumë shpejt.
Ndryshe, Einxhel u aksidentua sot duke thyer krahun dhe kështu iu nënshtrua një operacioni.