Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas protestës së sotme kundër shtrenjtimit të rrymës.
Përmes një postimi në llograrinë e tij zyrtare, Kërçeli tha se është mirë të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, por sipas tij, jo mbi urrejtjen ndaj individit.
“Mirë është të protestohet kundër shtrejtimit të rrymës. I dëmshëm është motivacioni për kauza mbi urrejtjen ndaj individit.”, ka shkruar ai.