Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se do ta vazhdojnë protestat dhe aksionet kundër shtrenjtimit të rrymës.
Kjo parti me anë të një reagimi pas tubimit të sotëm ka thënë se qytetarët u bashkuan dhe manifestuan kundër trinomit Qeveri – Kesco – Zrre.
“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE”, ka shkruar PSD.
“Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime. Protesta, aksione, tubime”, ka thënë PSD në fund të reagimit./lajmi.net