Fjalë Kyçe

Reagon Pal Lekaj pasi i vdiq babai

Reagon Pal Lekaj pasi i vdiq babai

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar pas vdekjes së babait Lekë Lekaj.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Lekaj ka njoftuar se babi i tij ka vdekur sot në moshën 90 vjeçare, në qytetin Pula të Kroacisë.

Tutje, ai tha se për datën e ceremonisë mortore dhe pritjes për ngushëllime do të njoftojnë me kohë.

“Shumë të dashur miq e dashamirë të familjes Lekaj e në veçanti të bacës Lek, ju njoftoj që sot në moshën 90 vjeçare në qytetin Pula të Kroacisë, babai jonë Lek Lekaj ndërroi jetë. Në emër të motrave Borës dhe Martës, vëllezërve Gjonit, Gjevalinit, Frrokit dhe Gjergjit dhe gjithë nipave e mbesave të bacës Lek ju falenderoj për ngushëllimet. Për datën e ceremonisë mortore dhe pritjes për ngushëllime do të ju njoftoj me kohë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.