Fjalë Kyçe

Kurti premton investime në avancimin e aviacionit ushtarak

Kurti premton investime në avancimin e aviacionit ushtarak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar investime në avancimin e aviacionit, të cilin e ka konsideruar të rëndësishëm për nevojat ushtarake por edhe ato shtetërore.

Ai ka thënë se shkollimi dhe pajisjet janë të rëndësishme, dhe do të investojnë si shtet në të dyja.

Kurti këto deklarata i ka bërë në takim me ministrin e Mbrojtje, Armend Mehaj, dhe me tre pilotët e Kompanisë së Helikopterëve të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës: toger Afrim Zabelin, toger Krenar Vocën, toger Atdhe Hasanin, të specializuarin për monitorim dhe orientim ajror, nëntoger Sunaj Shalën, dhe dy inxhinierë të helikopterit, rreshter Behar Zeqirin dhe rreshter Labinot Gashin.

Sipas njoftimit për media, pilotët i treguan Kurtit për shkollimin që kanë kryer, për sfidat që kanë pasur e që i kanë.

Tre pilotët janë specializuar në Akademinë Ushtarake në Turqi, ashtu sikurse edhe dy inxhinierët e helikopterit, ndërsa nëntogeri Shala ka specializuar për monitorim, orientim, udhëzim e radar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë “Dr.Franjo Tugjman”.