Balerini i njohur, Ilir Shaqiri ka bërë një deklaratë të “çuditshme” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP”.
Para se të niste misioni i caktuar nga “Vëllai i madh”, ku banorët duhet të tregojnë historinë e tyre të dashurisë, Shaqiri i tha balerinit tjetër, Dritan Brama se ka qenë i dashuruar në mënyrë platonike me një të afërmen e tij.
“Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar dikur, në kuptimin platonik ë. Unë kam pasur një super të bukur! Kur është martuar ajo, isha xheloz, na e mori thosha. Isha kalama 10 vjeç!,“-tha ai.
Ndërkohë që deklarata e tij ka shkaktuar shumë reagime në komente, ku shumë nuk ka qenë dakord me rrëfimin e bërë./dosja.al