Myrto Uzuni është zyrtarizuar si futbollist i Granadas në minutat e fundit të merkatos.
Njoftimi është bërë nga vet klubi spanjoll përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Ai publikoi një video të sulmuesit shqiptar duke zhongluar me topin.
Goles y asistencias desde el extremo.
¡Bienvenido al club de la #EternaLucha! pic.twitter.com/q6lEQofcQp
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) January 31, 2022
Uzuni bën kështu hapin më të madh në karrierë, duke iu bashkuar skuadrës nga La Liga, transmeton express.
Paraprakisht, Uzuni luajti për ekipin hungarez, Ferencvaros, duke treguar paraqitje fantastike.