I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku dje ka pasur takime me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Escobar gjatë këtyre takimeve ka përsëritur se SHBA-ja mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.
Ai konferencë për media ka thënë se SHBA-ja mbështet dialogun dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.
“Nga perspektiva amerikane, dua të them se SHBA-ja e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë. Për Kosovën e rajonin, shohim mundësi të jashtëzakonshme. Jeni evropianë, jeni ekonokimisht, në aspekt kulturor dhe historikisht evropianë. Kemi punuar me kolegët evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik. Ne inkurajojmë gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial të ardhshëm. Dialogu e ka përkrahjen tonë të plotë”, ka thënë Escobar, ndërsa ka premtuar përkrahjen e plotë të SHBA-së.
Lajçkak do të jetë edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku ndër të tjera do të ketë takim edhe me krerët e partive politike.
Bashkë me Escobar për vizitë në Kosovë po qëndron edhe Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.