Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.
Ankuesit dyshojnë se viktima ka ndërruar jetë pasi nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli shëndetësorë i spitalit.
Policia rastin e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.