Fjalë Kyçe

Publikohet lista preliminare e kandidatëve për rekrutë në FSK

Publikohet lista preliminare e kandidatëve për rekrutë në FSK

Ministrja e Mbrojtjes ka njoftuar se e kanë publikuar listën preliminare të kandidatëve për rekrutë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të renditjes meritore në bazë të pikëve gjatë testimeve: Testi fizik, testi i inteligjencës, testi i njohurive të përgjithshme dhe intervista.

Ministria njofton se përzgjedhja finale do të bëhet pas kontrollave mjekësore, verifikimit final të dosjeve, por siç theksojnë gjithmonë duke e respektuar renditjen meritore.

“Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen edhe procesit të verifikimit (pastërtisë së figurës) sipas legjislacionit të fuqi”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet s njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësorë do të publikohet deri me datën 04 shkurt 2022.

Linkun me listën e kandidatëve mund ta gjeni KËTU.