Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Stanishor, Novobërdë ku një 22-vjeçare ka ndërruar jetë, shkruan Reporteri.net.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ka konfirmuar rastin për Gazetën Online Reporteri.net dhe ka dhënë detaje.
“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë në veturë me katër anëtarë të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet se për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22-vjeçare”, tha ai.
Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, dhe se në vendin e ngjarjes mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
Tutje shtoi se të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.