Fjalë Kyçe

Arrestimi i Molliqajt, vjen reagimi nga PSD: Dëshmi e qartë që pushteti i Kurtit nuk duron kritikë

Arrestimi i Molliqajt, vjen reagimi nga PSD: Dëshmi e qartë që pushteti i Kurtit nuk duron kritikë

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pas arrestimit të kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Molliqaj u arrestua sot afër një studio televizive, ku ishte i ftuar si mysafir.

“Dardani ka dalë në zyrë që dy ditë rresht. Bashkë kemi mbajtë konferencë në zyre para medieve. Ai ka mbajtë takime brenda dhe jashtë zyrës. Megjithatë, policia e Xhelalit ka zgjedhur ta arrestojë me njësi speciale para mbajtjes së emisionit teliviziv. Dëshmi e qartë që pushteti i Kurtit nuk duron kritikë”, ka shkruar Nushi në Facebook, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Molliqaj fillimisht ka refuzuar të shoqërohet nga zyrtarët policorë, duke thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë nga organet e rendit për t’u paraqitur në polici.

Arrestimi i tij lidhet me incidentin që ndodhi në protestën e së shtunës e cila u mbajt në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.