Fjalë Kyçe

Pacolli: Arrestimi i Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm

Pacolli: Arrestimi i Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm

Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës, derisa ai po shkonte në një debat televiziv.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se arrestimi i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Unë jam i bindur se po Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar ai.

Ndaj arrestimit të Molliqajt ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.