Beatrix Ramosaj ka qenë njëra nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP.
Lidhja me Donaldin, bëri që ajo të kryqëzohet nga publiku shqiptar, pasi e cilësuan si një person të tretë që ndau çiftin, Bora-Donald.
Përveç kësaj, ajo është kritikuar edhe për mungesën e të shprehurit në shtëpi.
Një deklaratë e saj që u bë virale në rrjete sociale, ishte ajo kur Beatrix në dhomë të rrëfimit thotë se si i thonë në gjuhën shqipe fjalës “bukur”.
Tani këtë gjë ajo e ka kthyer me të qeshur, derisa ka shkruar:
“Mbrem ka qene nje nate ehmm.. si i thon ”bukur” n’shqip?”.
Kujtojmë se Beatrix Ramosaj pas daljes nga Big Brother VIP realizoi edhe një këngë dedikuar Donaldit./reporteri