Fjalë Kyçe

“Flija herët, isha pa ngrënë”, Donaldi flet për sakrificat që ka bërë për karrierën

“Flija herët, isha pa ngrënë”, Donaldi flet për sakrificat që ka bërë për karrierën

Një debat i ashpër lindi mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira në spektaklin e mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Vip”.

Einxhel akuzoi Donaldin dhe vëllain e tij binjak Romeo Veshaj se fama e tyre nuk vjen nga talenti në aktrim dhe moderim por atë e kanë arritur nga romancat e shumë përfolura me dy vajzat e njohura në Shqipëri, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorja Bora Zemani.

Pas spektaklit, Donaldi i mërzitur ka folur me Arjolën, të cilës i ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij, përcjell dosja.al. Sipas tij, e nxirrnin nga shtëpia sepse nuk kishte mundësi të paguante qiranë e shtëpisë.

“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në 3 muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qera. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia.

Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe megjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, tha Donaldi.