Mbështetja ndaj ish krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë është e padiskutueshme.
Deri më tani, ata kanë marrë mbështetje edhe nga artistë të njohur shqiptar.
Përtej kësaj, mbështetja ka shkuar deri në shtëpinë e Big Brother VIP.
Arjola është banorja që ka dhënë mbështetje brenda në shtëpi duke e veshur bluzën me mbishkrimin ‘Liria ka emër’.
Por, ajo që ka rënë në sy është fakti se ajo vesh bluzën sa herë që ndodhet në nominime, shkruan lajmi.net
Nuk dihet nëse ajo po e bën këtë për të marrë më shumë mbështetje nga Kosova, ndërsa bluzën e ka mbajtur veshur edhe sot teksa ndodhet në nominim.