Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Shqipëria dhe ShBA-ja do të kenë rol kyç në OKB për çështjen e Ukrainës, sipas Edi Ramës.
Kryeministri shqiptar tha se duke treguar gatishmërinë për këtë çështje bëhet edhe më e qartë se Shqipëria është pro ruajtjes së paqes dhe promovimit të sigurisë.
“Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe por edhe një konfirmim i padiskutueshëm i një Shqipërie tjetër në arenën ndërkombëtare i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin, qëndrueshmërinë edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen sigurinë, si një vend që nga njëra anë është anëtar i NATO-s, nga ana tjetër është një vend me pozicion të spikatur dhe vlerësuar në rajonin tone”, tha Rama.
Sipas tij ky zhvillim është kurorëzim i përpjekjeve që Shqipëria të ketë nivel tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare, shkruan Euronews Albania.
“Roli i vendit në konfliktin Rusi-Ukrainë është provë se Shqipëria ka forcë fjale dhe nuk qëndron “si një vrimë e fundit të kavallit”, ka deklaruar Rama.