Po raportohet se një person ka ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Së pari këtë e bëri të ditur asambleisti i VV-së në Lipjan, Alban Salihu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili tha se personit në fjalë për më shumë se 1 orë nuk i është ofruar ndihmë mjekësore.
“Posa u njoftuam se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka vdekur një person nga sulmi në zemër, i cili kishte pritur mbi 1 orë pa iu ofruar ndihmë e pa u trajtuar, sepse nuk ishte asnjë mjek, kurse pajisjet nuk punonin as në ambulantë e as në emergjencë”, ka shkruar ai.
Salihu për Klankosova.tv është shprehur se informatën e ka marrë nga një i afërt i gruas së vdekur.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me familjarët e të vdekurës dhe ata janë shprehur se nuk kanë ndonjë vërejtje sa i përketë trajnimit që ka marrë pacienti dhe se kjo ka qenë vdekje e natyrshme.