Fjalë Kyçe

Suspendohet mjeku që deklaroi rrejshëm se EKG në QKMF-në e Lipjanit është jashtë funksionit

Suspendohet mjeku që deklaroi rrejshëm se EKG në QKMF-në e Lipjanit është jashtë funksionit

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Shkëlzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjek i përgjithshëm në QKMF-në në Lipjan.

Kjo pasi Gashi kishte deklaruar rrejshëm se testimet për EKG nuk po funksionojnë.

“Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit. Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Në njoftim theksohet se askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsye tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve.

Ndryshe sot në media është publikuar një video ku shihet se një i moshuar me probleme me zemër është kthyer mbrapsht pasi që mjeku i kishte thënë që EKG nuk funksionon, përcjell reporteri.

Në video shihet një pacient i moshës së shtyrë teksa kërkon që ti bëhet testi për EKG, pasi që i ka dhimbje në gjoks, por se mjeku i thotë se nuk bën askund.

“As nuk jam drejtor as shef, jam veç mjek, ata e kanë përgjegjësi me pru EKG të re, nuk është përgjegjësi e imja”, dëgjohet duke thënë mjeku.