Fjalë Kyçe

Ja kur pritet të ngriten temperaturat në Kosovë

Ja kur pritet të ngriten temperaturat në Kosovë

Java fillon me mot të ndryshueshëm. Të hënën paradite butë, deri në mbrëmje priten reshje bore. Ditën e martë më ftohtë. Në pjesën e dytë të javës mot i butë e me diell.

6.02.2022 – Java e dytë e shkurtit pritet të filloj me një mot mjaft të ndryshueshëm. Paradite do mbajë mot i butë e do të ketë edhe intervale me diell. Nga mesdita priten të reshura shiu, që me rënie të temperaturës, më pas shndërrohen edhe në reshje bore. Me kalimin e frontit shkurtimisht pritet të fryjë edhe erë veriore. Reshjet e borës vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje.

Ditën e martë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë veriore, orëve të para të ditës edhe me reshje lokale bore.

Nga dita e mërkurë gjatë ditës parashihet të mbajë mot më i butë. Prej ditës së enjte edhe me më shumë diell. Orëve të mëngjesit mbesin mundësitë për ngrica, e në vise të ulëta edhe për mjegull/mjegullinë.

Qarkullimi i mirë ajror në ditët e para të javës, edhe sjell te përmirësimi i situatës me cilësinë e ajrit. Ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë e indeksi do të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e mërkurë me qetësimin e erës, ndotësit mbesin pranë sipërfaqes, në koncentrime të rritura, ndërsa indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

7.02 – Në mëngjes intervale me diell. Ditën vransirat shtohen. Deri në mesditë butë. Pasdite priten reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore. Vende-vende reshjet e borës vazhdojnë edhe në mbrëmje.
8.02 – Mot i ftohtë dhe me erë. Vransira dhe intervale me diell. Deri në mesditë përreth viseve kodrinoro-malore priten reshje lokale bore.
9.02 – Paradite me vransira, përreth viseve kodrinoro-malore nga veriu i vendit, mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën vransirat shpërndahen e në mbrëmje kthjellime.
10.02 – Pas ngricave në mëngjes, ditën butë dhe kryesisht me diell.
11.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vransirave.

Temperaturat fillimisht në rënie, e në pjesën e dytë të javës në rritje, ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet luhaten ndërmjet -1C e -3C, e maksimalet pasi pësojnë rënie deri në 2C ditën e martë, nga enjta shënojnë rritje edhe deri në 11C e 12C ditën e premte.

Ditën e hënë frynë erë edhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-15m/s, e me kalimin e frontit ndryshon kahjen në veriore, shkurtimisht frynë me hove edhe deri në 18m/s.

Ditën e martë frynë nga krahu verior mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, e në mbrëmje fillon të qetësohet.

Shtypja atmosferike në rënie edhe nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.