Fjalë Kyçe

Beatrix për Donaldin: Nuk kishte nevojë për fjalë, kuptoheshim vetëm me sy

Beatrix për Donaldin: Nuk kishte nevojë për fjalë, kuptoheshim vetëm me sy

Beatrix Ramosaj sot (e diel) ka folur për eksperiencën e saj në Bgg Brother VIP dhe lidhjen me aktorin, Donald Veshaj, i cili ende po vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së famshme.

Këngëtarja e njohur, ndër tjera ka treguar për ndjenjat që ka për aktorin, teksa tha se e njihte prej kohësh.

Ajo gjithashtu foli për këngën “Faj” që ia dedikoi Donaldit menjëherë pas daljes nga shtëpia, e që u mirëprit nga publiku.

“Pjesa që ne kuptoheshim me sy, ajo ishte më e magjishmja, duke qenë gjithë kohën në presinin e kamerave, duke e ditur që unë do të mund të thoja diçka më shumë dhe e dija që çdo situatë aty përdore dhe nga pamundësia për të folur, kuptoheshim shumë mirë me sy, ndonjëherë nuk ka nevojë për fjalë, shikimi flet më shumë se çdo gjë tjetër”, u shpreh Beatrix.

“Unë Donaldin kam pas vite që e njoh si person, por nuk kam pas ndonjë mendim për të dhe ishte ai dhe Semi që mu afruan më së shumti dhe aty nisi muhabeti, kimia, me shakatë lojërat. Unë kisha kriju një simpati për të si njeri, por jo që ta kem në qejf thjesht ishte kimi”, tha tutje këngëtarja.

Rikujtojmë që lidhja e Donaldit me Beatrix u komentua dhe u paragjykua, pasi aktori më parë ishte në lidhje me moderatoren, Bora Zemanin, me të cilën edhe pse I ndarë prej muajsh pati një takim romantik në javët e para të Big Brother VIP, përcjell telegrafi.

Kur të gjithë e mendonin si një ribashkim të tyre, aktori filloi romancën me këngëtaren brenda shtëpisë.

Ndërkohë, tashmë kanë mbetur gjashtë banorë gjithsej brenda që po vazhdojnë garën në BB VIP, katër nga të cilët do të jenë finalist.