Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa konsideron se rritja e çmimeve të derivateve e rëndon xhepin e qytetarëve.
Bellaqa tha për Klankosova se kjo rritje ndikon edhe në artikujt e shportës elementare sepse sipas tij këto artikuj importohen nga jashtë.
“Ngritja e çmimit sipas paralajmërimeve se do te shkojë deri në 1.60 për liter, kjo për xhepin e qytetarit është e papërballueshme dhe ndikon direkt negativisht edhe në rrjedhat dhe proceset e tjera ekonomike sepse rritet kostoja e transportit multimodal që e përkeqëson jo veq jetën e ekonomive familiare por edhe sektorin privat, dhe strukturen ekonomike të lëmive tjera si prodhuese, tregtare, sherbyese”.
“Gjithashtu ndikon edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të shportës së produkteve elementare, sepse kur dihet se këto produkte importohen nga jashtë Kosovës, dhe do të rritet kostoja e transportit, por duhet të shtohet në perspektivë se për t’u frenuar çmimet e derivative shteti do te duhej në ditëve në vijim që ta themelon një rregullator për rregullimin dhe monitorim të çmimeve të derivative, ku nuk do te lejoheshin që të ketë çmime diskriminuese dhe jo konkuruese dhe të jenë çmime konkurruese dhe sipas rajonit”.
Ndërkaq në Shqipëri çmimi për një litër naftë arrin deri në 1.52 euro, ndërsa benzina kap shifrën prej 1.54 euro.