Fjalë Kyçe

Ish-banorja e “BB VIP”: Jam bërë xheloze për Luanën, kisha frikë t’i afrohej burrit

Ish-banorja e “BB VIP”: Jam bërë xheloze për Luanën, kisha frikë t’i afrohej burrit

Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Paloma zbuloi se është bërë xheloze për moderatoren Luana Vjollca E ftuar në “E Diell” së bashku me bashkëshortin e saj, Alandin, ajo tha se këtë sekret ia ka mbajtur të fshehtë bashkëshortit.

“Cila është vajza shqiptare që ke frikë t’i afrohet burrit tënd?”, e pyeti moderatorja.

“Nuk e kam diskutuar ndonjëherë me ty, por kur të vinte në studio Luana, e cila është shumë e bukur, unë bëhesha shumë xheloze. Alandi thotë që ajo është shumë e bukur dhe e talentuar. Kush femër nuk është xheloze për Luana Vjollcës?”, u shpreh Paloma.

Kujtojmë që çifti kanë së bashku një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luna.