Millovan Maksimoviq, të shtunën, ishte për vizitë tek baballaku i tij, pasi ky i fundit ishte rikthyer nga Banja e Nishit.
Por, dhëndëri nuk doli i gjallë nga oborri i shtëpisë. Ai përfundoi pa ndjenja, para stallës së bagëtive.
“U mblodhëm dhe nisëm ta thërrasim “Miqo, miqo!”, por ai nuk u këfill fare”, tha Stojan Sekuliq.
Menjëherë u njoftua emergjenca në Kamenicë, që sipas 65-vjecarit erdhi brenda pak minutash.
“Ishte një mjek dhe një motër medicinave. I vendosi dëgjueset në gjoks e duar. Ia mati shtypjen. Nuk kishte asnjë shenjë jete. Mjeku tha se nuk ka më gjë prej tij. Kur e pyetja mjekun se përse vdiq, ai bëri me gisht kah zemra”, shtoi ai.
Më vonë aty erdhën policia. Ndërsa, trupi i pajetë i 46-vjeçarit u dërgua në obduksion.
Ai iu rikthye familjes të dielën, ku edhe u varros.
E Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë të hënës nuk dhanë informacion nëse kanë pranuar raportin zyrtar që i shkaktoj vdekjen Millovanit.