Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për vdekjen e një personi pasi vetura iu përfshi nga zjarri

Policia jep detaje për vdekjen e një personi pasi vetura iu përfshi nga zjarri

Një person ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e zjarrit që kaploi veturën e tij në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 17:47 kanë pranuar informatën se në në pompë të derivateve ka ndodhur një shpërthim-eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë u dogj edhe një person.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës.”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu është thënë se me urdhër të prokurorit, trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore.
Rasti vazhdon të hetohet.